Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mori 100 goditje, sportisti shqiptar dërgohet në spital me barrelë

18:25 18/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Mori 100 goditje, sportisti shqiptar dërgohet në spital me barrelë

Një përballje e fortë në arenën e arteve marciale mikse, në “MBW Park” të Mynihut, përfundoi me një moment dramatik për sportistin shqiptar Arijan Topallaj, i cili humbi ndjenjat gjatë raundit të tretë të ndeshjes ndaj irlandezit Denis Frimpong.

Sfida u dominua nga Frimpong, i cili arriti fitoren me nokaut teknik në sekondën e 44-të të raundit të tretë. Sipas statistikave zyrtare, Topallaj u godit mbi 100 herë, ndërsa arriti të kthejë vetëm 53 goditje, përpara se të dorëzohej si pasojë e lodhjes së skajshme dhe presionit të pandërprerë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur Topallaj u nxor me barelë nga kafazi dhe u transportua menjëherë në spital.

Fatmirësisht, burime pranë organizatorëve kanë konfirmuar se gjendja e tij tashmë është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas rikuperimit, vetë Topallaj reagoi në rrjetet sociale me një mesazh të ndjerë: “Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka. Çfarë sporti i çmendur që bëj, por e dua këtë gjë me gjithë shpirt. Edhe pse mbrëmja nuk shkoi siç ishte planifikuar, një gjë mund ta them me zemër të pastër: E lashë gjithçka në kafaz. Që nga raundi i dytë, trupi im nuk më dëgjoi më. U thye fizikisht. Nuk e di në fund të ditës pse ndodhi kjo, por një gjë e di: Kam dhënë gjithçka në përgatitje dhe në luftë. Ndonjëherë është thjesht e pashpjegueshme – pse, për çfarë, nga se. Por Zoti ka plane më të mëdha sesa mund t’i kuptojmë ndonjëherë. Faleminderit ekipit tim, vëllezërve të mi, familjes sime dhe secilit prej jush që qëndroni pas meje. Keni qenë aty që nga fillimi dhe vazhdoni të jeni, pavarësisht gjithçkaje. Për këtë nuk kam fjalë, vetëm mirënjohje. Koha jonë do të vijë. Inshallah. Si do të vazhdojë më tej? Nuk e di ende. Kjo do të shihet në javët në vijim. Shihemi së shpejti, vetëm dashuri për të gjithë. Faleminderit nga zemra”.

Topallaj, i njohur për stilin e tij të pathyeshëm në kafaz, mbetet një prej emrave më të ndjekur të MMA-së shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arijan Topallajsportisti shqiptar

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Zelensky dhe Vance takohen në Romë pas ceremonisë papnore

Zelensky dhe Vance takohen në Romë pas ceremonisë papnore

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip