Skip to content
Politikë

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke iu përmbajtur një vendimi të Gjykatës, që e obligon të paraqitet çdo të hënë të parë të muajit.

Ajo ka mbërritur në SPAK duke mbajtur një pako të madhe, që duket se përmban dokumente lidhur me çështjen e saj.

Kryemadhi po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në burg për akuza të ngjashme.

Ish-presidenti Meta, tani kryetar i Partisë së Lirisë, akuzohet nga SPAK për tre çështje korrupsioni, përfshirë dosjen CEZ-DIA, për përfitime financiare në këmbim të ndikimit në favor të një kompanie telekomunikacioni dhe për marrëdhënie të dyshuara korruptive me një biznesmen.

Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat dhe e konsiderojnë hetimin si një sulm politik ndaj opozitës në Shqipëri.