Skip to content
Të Gjitha

Mocka del hapur, tek Tirana më penguan klanet

· 1 min lexim

Pas 5 sezoneve kthehet në Vlorë por nuk harron të thotë të vërtetën sipas tij për vitin tek Tirana.

Portieri Shpëtim Moçka del hapur dhe deklaron se në kryeqytet e penguin klanet bardheblu të aktivizohej, edhe pse ai stërvitej njësoj si të gjithë.

Për Mockën nuk ka nevojë të përmenden emra, pasi sipas tij, ata tashmë njihen.

Ai është i bindur se e meritonte të luante përpara titullarëve që aktivizoheshin, por fatmirësisht kjo i përket së shkuarës.

E megjithatë ai nuk fshihet dhe iu uron bardhebluve një sezon pozitiv, nëse do të jënë në gjëndje të shpëtojnë nga klanet brenda ekipit.

Ndërsa sa i përket kthimit në Vlorë, Shpëtim Mocka njeh vështirësitë e fillimit, për shkak të asaj se si u përgatit ky sezon i Kategorisë Superiore.

Për të, këto dy javë ndërprerje të kampionatit, janë shumë të rëndësishme për riformatimin e duhur të skuadrës bregdetare.