Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjekja e Spitalit Amerikan nën hetim: Si i mori testamentin biznesmenit problematik nëpërmjet falsifikimit

14:15 12/02/2019
Reading Time: 4 min lexim

Për gati 5 muaj, një mjeke onkologe te Spitali Amerikan, Esmeralda Sera, ka qënë nën lupën e prokurorisë së Tiranës, duke u verifikuar mbi procedurën e mjekimit të biznesmenit të njohur Donald Shena dhe mënyrën e marrjes së testamentit, veprim ky që është kryer në orët e fundit të jetës së tij.

Për vdekjen e Donald Shena në spital dhe mënyrën e lëshimit të testamentit që u firmos vetëm me gjurmë gishti, prokuroria e Tiranës në 2018 ka hapur një dosje penale me nr.4327 ku për llogari të hetimit, ka pyetur dy herë edhe pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, i cili ka dhënë sqarime për këtë dosje.

Të njëjtën gjë, prokuroria ka bërë me mjeken onkologe Esmeralda Sera, e cila ka ndjekur mjekimin e biznesmenit të njohur Donald Shena, i cili për shkak të sëmundjes së rëndë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital në 25 Maj 2018.

Por objekti i hetimit të prokurorisë nuk ka qenë mjekimi i pakujdesshëm i pacientit Shena, por një testament pasuror që sipas prokurorisë mund të jetë marrë në mënyrë jo ligjore, duke u mbështetur nga dokumenta të dyshuar si jo të vërteta të lëshuara nga mjekia e Spitalit Amerikan, Esmeralda Sera. Për veprimet e saj të dyshuar si të kundraligjshme, pasi ka lëshuar një vërtetim mjeksor të falsifikuar, në mënyrë që të bindte noteren Alma Burgaj se pacienti Shenaj ishte i vetëdijshëm, mjekia Esmeralda Sera, është marrë e pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave shëndetësore” dhe “Shpërdorim detyre”. Aktualisht çështja kundër saj ndodhet në gjykatën e Tiranës, ku gjatë seancës paraprake mjekia e spitalit Amerikan, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe pritet që në ditët në vijim prokurori i çështjes Ervin Karanxha, të dalë me konkluzjonet përfundimtare duke kërkuar dënimin e mjekes së Spitalit Amerikan.

Sipas dosjes së “Shqiptarja.com”, stafi i Spitalit Amerikan sipas akuzës përfshihet në veprime kriminale duke falsifikuar dokumenta, që vlejnë për të bindur noteren Alma Burgaj, që shkoi me urgjencë në spital në orët e fundit të jetës së pacientit Donald Shena, për t’i marrë testamentin pasuror. Një gjë e tillë ka ndodhur në 24 maj 2018, ku mjekë, avokatë të njohur, disa familjarë, noterja Alma Burgaj janë impenjuar më çka mundnin për t’i marrë testamentin pasuror biznesmenit të njohur Donald Shena. Shena ka një pasuri miliona euro në Shqipëri ku zotëron rreth 7 kompani e më konkretisht “3 DS & AF Entertainment”, SARANDA INTERNATIONAL AIRPORT, “American Capital Group”, AMERICAN GLOBAL CAPITAL FUND-INVESTMENT WORLDWIDE, ALBAZON, AMERICAN UNIVERSITY IN ALBANIA dhe “VLORA INTERNATIONAL RESORT”

Për shkak të një sëmundje të rëndë në kokë Shena udhëtoi për tu mjekuar në një klinikë në Gjermani, por pa rezultat. Shena kishte mbërritur nga Gjermania në gjendje kome dhe pa dy sytë e tij, pasi i kishte humbur gjatë një operacioni të ndërlikuar në Gjermani. Duke mos qënë në gjëndje të shikojë dhe të firmosë, noteria Alma Burgaj, e thirur me urgjencë nga një avokat i njohur në Tiranë, ishte përgatitur që testamentin pasuror t’ia marë biznesmenit Shena nëpërmjet gjurmëve të gishtit, dhe për të kryer këtë veprim ajo kishte marrë një tampon me vete.

Por i ndjeri ka qenë në prag të vdekjes dhe fakti që nuk ka pasur sytë, hetimi i prokurorisë është përqëndruar në lidhje me vërtetësinë dhe shprehjen e vullnetit të të ndjerit, në aktet e hartuara nga spitali Amerikan dhe noterja Alma Burgaj, me qëllim evidentimin e përgjegjësisë penale për personat konkretë.

Gjatë hetimit ka rezultuar se mjekia që e ndiqte gjendjen shëndetësore të biznesmenit, ka firmosur një dokument shëndetësor që vërtetonte se i ndjeri ishte koshient, në një kohë që ai ka qënë në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore. Ky dokument, pa logo institucioni, pa vulë dhe pa numër protokolli, është përpiluar dhe firmosur prej saj me shumë urgjencë, ndërkohë mjekia Sera u ka kërkuar të firmosnin dhe dy mjekë të tjerë që nuk ishin të ngarkuar për të mbikqyrur gjëndjen shëndetësore të biznesmenit Shena. Dy mjekët që kanë firmosur përkrah Esmeralda Sera janë kirurgu ORL A. P. dhe anestezisti reanimator G. H.. Pikërisht ky raport i lëshuar në mënyrë ndoshta të paligjshme nga mjekia e spitalit Amerikan ka hapur rrugën për vijimin e marjes së testamentit pasuror të Donald Shena, i cili rezulton të ketë aprovuar me gjurmë gishti në çdo faqe. Në këtë testament Shena përfshinte si trashëgimtarë të superpasurisë së tij, gruan e dytë dhe fëmijët e martesës së dytë, duke lënë jashtë trashëgimisë pasurore fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë. Prokuroria thotë se raporti mjekësor duhet të ishte firmosur nga tre mjekë të cilët duhet ta kenë ndjekur pacientin ose kanë dijeni paraprake për gjëndjen e të sëmurit.

Lidhur me këtë situarë mjekia e spitalit Amerikan, ka deklaruar në prokurori se nuk ka patur dijeni që raporti i lëshuar nga ana e saj në datën 24 maj 2018 do të përdorej për të lëshuar testamentin e pacientit. Por ky argument nuk e ka shpëtuar mjeken e spitalit Amerikan nga përgjegjësia penale, duke u akuzuar për “Falsifikimit të dokumentave shëndetësore” dhe “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë të ndodhur para faktit se testamenti i marrë në ambjentet e Spitalit Amerikan ishte lëshuar nga Shena mbi një vërtetim të falsifikuar mbi gjendjen e shëndetësore të biznesmenit, vajza e përjashtuar nga testamenti, Aledia Shena, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë duke kërkuar pavleshmërinë absolute të testamentit të lëshuar dhe firmosur me gisht nga Shena në 24 maj 2018. Në 21 janar 2019 gjyqtarja e Tiranës Mimoza Kajo, ka vendosur të pranojë kërkesën duke nxjerë të pavleshëm testamentin./shqiptarja.com

Por kush ishte Donald Shena?

Në vitin 2017 emri i Shenës u lakua në media,  pas sekuestrimit të afro 660 mijë dollarë të sekuestruar, të dyshuar se janë krijuar nga aktivitetet krimanale, që i përkisnin atij dhe  Ylli Didanit, të dy me nënshtetësi amerikane.

Në atë kohë “ABC News”, shkruante se Shenës iu sekuestruan me vendim gjykate 200 mijë dollarë.  Biznesmeni Shena zotëronte 34 % te kompania “American Capital Group”. Kjo kompani kishte negociuar edhe për të ndërtuar asokohe Aroportin Ndërkombëtar të Sarandës.

Organet e policisë dyshonin se Shena nëpërmjet kësaj kompanie, që sipas tyre ishte fantazëm, do të kryente pastrim të parave, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivetete kriminale.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Skandali me 15-vjeçaren/ Polici e pranon: "Video është e imja, por..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.