Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Misteri mbi vdekjen e 4 turistëve rusë, detajet e pa treguara

13:20 26/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ngjarja e ndodhur disa javë më parë në një hotel në Qerret të Kavajës ku u gjetën të pajetë trupat e 4 turistëve rusë, mes të cilëve edhe një gjeneral, vijon të mbetet me mister.

Nga raportimet mësohet se grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e një kompanie të huaj edhe për të bërë analizat e ujit të pishinës së brendshme, e cila ishte përdorur nga turistët.

Po kështu mësohet se Prokuroria e Kavajës, ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që ju gjetën katër turistëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë e llojit iphone.

Ekspertët nuk kanë mundur dot të hapin telefonat për të përfituar të dhëna që do ti ndihmonin hetuesit, se me cilët persona turistët kanë komunikuar apo kanë folur përpara tragjedisë. Ato kanë kërkuar ndihmën e izralitëve ku pajisjet pritet që të dërgohen në izrael për ti hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefonata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesve se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona.

Nuk dihet se cilëve nga familjarëve rusë i përkisnin telefonat dhe nuk dihet se cili nga viktimat kanë qenë pa telefon.

Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën ku u gjenden viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.

Moska zyrtare prej disa ditësh pret marrjen e të dhënave të detajuara lidhur me ngjarjen. Mediat kanë raportuar se përfaqësues të Ambasadës ruse në Tiranë ishin javën e kaluar në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, për të marrë të dhëna mbi vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë.

Nga të dhënat e para të Mjekësisë Ligjore dyshohet se shkak për vdekjen e turistëve është bërë asfiksia, ndonëse nuk dihet ende se nga se ka ardhur ajo.

Çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, u gjetën të pajetë, ndërsa Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen si vrasje e mundshme, por pa pasur një autor.

Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk m’u përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pashë të katër, nuk m’u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Berisha apo Basha? Kush pëlqehet më shumë në rrjetet sociale?

Berisha apo Basha? Kush pëlqehet më shumë në rrjetet sociale?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.