Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Misteri i zhdukjes së alpinistit australian në Shqipëri, zbulohet mesazhi i fundit

15:43 01/03/2025
Reading Time: 2 min lexim
Misteri i zhdukjes së alpinistit australian në Shqipëri, zbulohet mesazhi i fundit

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me zhdukjen e shtetasit australian Cameron Twiss, i cili ka humbur kontaktet që nga tetori i vitit të kaluar, duke alarmuar familjen e tij.

Rasti është trajtuar gjatë emisionit “Zemër të Hapur”, ku u bë e ditur se Cameron kishte qëndruar me çiftin Mikel Vuksanaj dhe Irene Gjoni, pronarë të një hoteli në Shkodër.

Më 11 tetor, Cameron ka darkuar në shtëpinë e Mikel Vuksanajt, me pesë shqiptarë, përfshirë bashkëshorten e tij dhe dy nipërit. Më 12 tetor, ai u vendos në bujtinën “Kol Gjoni” në Valbonë, i shoqëruar nga Mikel Vuksanaj dhe një nga nipërit.

Në datën 13 tetor, rreth orës 05:30, Mikel Vuksanaj, nipi i tij dhe Cameron së bashku me një grup prej 50 shqiptarësh, u nisën nga Tirana drejt majës më të lartë në Shqipëri.

Rreth orës 07:00, Cameron shprehu dëshirën për të shkuar direkt në Theth dhe vendosi të ndahej nga grupi, që po ndiqte shtegun drejt majës. Ai pritej të mbërrinte në Theth rreth orës 11:00 për të ngrënë drekë dhe më pas të kthehej në Valbonë.

Cameron ka shkëmbyer mesazhe zanore me dy miq dhe një shok tjetër, duke përfshirë mesazhin “Mendova se do më vrisnin”. Të gjitha informacionet rreth zhdukjes janë dorëzuar në Policinë e Shkodrës, por familjarët e tij shprehen se autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes.

Rrobat, laptopi dhe pasaporta e Cameron mbetën në shtëpinë e Mikel Vuksanajt. Kërkimet intensive në terren dhe me dronë nuk dhanë rezultate.

Vëllai i Cameron udhëtoi në Shqipëri dhe u takua me shefat e Policisë në Shkodër dhe Bajram Curri, por thotë se ka shumë pak informacion në lidhje me zhdukjen e vëllait të tij.

Lidhja telefonike e Cameron u bllokua disa ditë pas zhdukjes, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të hyrë në telefonin e tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Misteri i zhdukjes së alpinistit

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Dinastia e korrupsionit: Si Balluku dhe Klosi vjedhin miliarda euro nga shqiptarët

Dinastia e korrupsionit: Si Balluku dhe Klosi vjedhin miliarda euro nga shqiptarët

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip