Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mister fati i tij, paqartësi rreth vendndodhjes së Prigozhin pas deklaratave të Lukashenkos

17:29 06/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se udhëheqësi i grupit Wagner nuk ndodhet më në Bjellorusi, por në Shën Petersburg të Rusisë, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi marrëveshjen që i dha fund rebelimit të armatosur, muajin e kaluar. Pas deklaratave të presidentit Lukashenko, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk po i mbikqyr lëvizjet e udhëheqësit të grupit mercenar.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexader Lukashenko tha të enjten se udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg të Rusisë, ndërsa trupat e tij vazhdojnë të qendrojnë në të njejtat kazerma, ku ndodheshin përpara rebelimit të armatosur, i cili dështoi.

” Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg. Ku gjendet ai mëngjesin e sotëm? Mund të shkojë në Moskë, apo diku tjetër, por nuk ndodhet në territorin e Bjellorusisë”, tha Presidenti Lukashenko.

Presidenti bjellorus nuk specifikoi vendodhjen e kampeve ku ndodheshin luftëtarët e grupit Wagner, por përpara revoltës së armatosur, mercenarët e udhëhequr nga Progozhini luftuan në krah të trupave ruse, në lindje të Ukrainës.

“Sikurse jam informuar mëngjesin e sotëm, luftëtarët e grupit Wagner gjenden në kampet e përhershme ku u vendosën pasi u tërhoqën nga vijat e frontit për të marrë trajtim mjekësor. Pas Bakhmutit ata u tërhoqën në kampet e tyre dhe ndodhet atje”, u shpreh Presidenti Lukashenko.

Pas kësaj deklarate, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk po e mbikqyr udhëheqësin e grupit Wagner.

“Ne nuk po mbikqyrim lëvizjet e tij. Nuk i kemi mundësitë për këtë. Por as nuk kemi dëshirë”, tha zëdhënësi Peskov.

Rebelimi i grupit Wagner, më 24 qershor shënoi sfidën më të fortë ndaj udhëheqjes prej më shumë se dy dekadash të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Marshimi i Prigozhinit dhe luftëtarëve të tij, drejt Moskës u ndërpre pas një marrëveshjeje që përfshinte transferimin e udhëheqësit të grupit Wagner në Bjellorusi.

Fakti që ky u fundit mund të jetë në gjendje të kthehet në Rusi pa u ndëshkuar mund të ngrejë pikëpyetje të tjera për autoritetin e presidentit rus.

Udhëheqësit perëndimorë dhe ekspertët janë shprehur se rebelimi i armatosur ishte një tregues se autoriteti i Putinit është dobësuar.

Deklaratat e sotme të autoriteteve bjelloruse dhe ruse shtojnë paqartësitë mbi marrëveshjen, që i dha fund rebelimit, por edhe dyshimet mbi strategjinë e Moskës pas këtij akti./VOA

Të tjera

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi
Aktualitet

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dhënë shtetësinë greke emigrantit shqiptar Ledian Goga, i cili në qershor të vitit 2025...

16:35 17/09/2025
Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive
Aktualitet

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

Në Sarandë është shkruar një tjetër kapitull i turpit dhe kapjes totale të pushtetit vendor nga qeveria qendrore. Pas muajsh...

12:59 17/09/2025
Para
Aksion në Durrës, kontroll në banesën e “Rrumit”, arrestohet një person

Aksion në Durrës, kontroll në banesën e “Rrumit”, arrestohet një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

16:35 17/09/2025
Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

12:59 17/09/2025
Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

10:47 17/09/2025
Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”

Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”

10:24 17/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.