Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen

20:22 17/12/2025
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Erion Veliaj është i arrestuar prej 10 shkurtit dhe askush nuk ka nevojë të kujtohet sot se çfarë përfaqëson. Kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Tiranës, me afera pa fund, i ekspozuar prej kohësh, i mbrojtur sa u desh dhe i hedhur kur u bë barrë. Ajo që po luhet tani rreth tij nuk ka të bëjë me drejtësi, as me buxhet, as me funksionim institucional. Është farsë. Dhe ështëtallje e hapur me njeriun që dje bashkëpunuan dhe sot e shkelmojnë nga njëra anë në tjetrën.

Këshilli Bashkiak që e shkarkoi, që i zuri karrigen, që votoi përtë vazhduar pa të, del sot e “e kërkon” për buxhetin. Jo sepse e do. Jo sepse ka nevojë reale. Por kot, për sy e faqe, për të larëduart dhe për të ndërtuar alibinë e radhës. Një kërkesë e ditur se do të refuzohet, një lëvizje e zbrazët që shërben vetëm për tëprodhuar lajm dhe për të thënë nesër: ne provuam.

Nga ana tjetër, kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ajo që i zurivendin pa asnjë hezitim, pa asnjë dramë morale, sot i bën urim tëndjerë për ditëlindje. Me nostalgji, me kujtime, me fraza që tingëllojnë si betim besnikërie. Hipokrizi e gjallë. Dje ia mori pushtetin, sot i dërgon dashuri publike. Një teatër. Politika në formën e saj më të ulët, ku rolet ndërrohen sipas interesit dhe ndjenjat përdoren si dekor.

Veliajn e kanë kthyer në lojë. Në top futbolli, siç i ka hije. E pasojnë nga një institucion te tjetri, nga një deklaratë te një urim, nga një refuzim te një lot i rremë. Askush nuk e merr seriozisht, por të gjithë e përdorin. Kjo është ajo që i ndodh një pushtetaritë korruptuar kur bie. Nuk i dalin më në krah për të vërtetën, por për skenën. Nuk e mbrojnë, por e shfrytëzojnë.

Në gjithë këtë farsë, Veliaj ka varur shpresat te PR-i ndërkombëtar dhe “avokatët” anonimë që flasin në emër të tij, ndërkohë që avokatët realë i ka shkarkuar një nga një. Askushnuk del me emër, sepse nuk bëhet fjalë për mbrojtje ligjore, por për lobim dhe propagandë të fshehur. Pyetja që shmanget është e thjeshtë: me çfarë parash po paguhet kjo fushatë, ndërsa Veliaj ndodhet në burg për korrupsion dhe pastrim parash, duke ushqyer iluzionin se “amerikanët” do ta nxjerrin nga burgu, se lobimi do ta shpëtojë, se Balluku do ta tërheqë Ramën në fundosje dhe se ai vetë do të rikthehet në skenë, madje si kryetari PS-së?

Ja ku përfundon një kryetar bashkie që vetëm ka vjedhur, ka ngritur skema korrupsioni dhe ka ndërtuar pushtetin mbi servilizëm dhe interes. Kur bie, rrethohet nga miq si vetja. Të njëjtët që sot qajnë për ty, dje ta morën karrigen. Të njëjtët që flasin për shpresë, ndërkohë që presin vetëm fundin tënd.

Veliaj thotë se i ka njohur miqtë e vërtetë. Po, i ke njohur. Janë pikërisht këta. Këta që të kthyen në lodër politike. Këta që e përdorin rënien tënde për të larë veten dhe për të mbijetuar edhe pak. Këta që sot të përqafojnë me fjalë dhe nesër të harrojnë pa asnjë problem.

Dhe një gjë duhet thënë qartë. As ti, as këta miqtë e tu, nuk do të vini më kurrë në pushtet. Pavarësisht shpresave të rreme me të cilat ushqeni veten dhe njëri-tjetrin. Loja ka mbaruar. Tani ka mbetur vetëm servilosja. Edhe kjo, po luhet keq.

Etiketa: erion veliajreformaeditorial

Të tjera

“Një shërbëtore pa dinjitet”
Aktualitet

“Një shërbëtore pa dinjitet”

Nga Auron Tare Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e...

22:44 04/02/2026
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë
Aktualitet

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 urdhër arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në skandalin e kontrabandës së 102...

22:37 04/02/2026
Para
“Balluku do të arrestohet, SPAK e ka thënë me praktikë”, Kalaja: Jam pro protestave, Rama nga mësues vizatimi në avokat

“Balluku do të arrestohet, SPAK e ka thënë me praktikë”, Kalaja: Jam pro protestave, Rama nga mësues vizatimi në avokat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një shërbëtore pa dinjitet”

“Një shërbëtore pa dinjitet”

22:44 04/02/2026
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

22:37 04/02/2026
Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

22:26 04/02/2026
Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

22:05 04/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.