Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miq të Ramës dhe socialistëve, kush janë përfituesit e kullës që do ‘përpijë’ Sahatin e Tiranës?!

19:53 05/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Sahati i Tiranës, objekti identifikues i Tiranës për qindra vite, tashmë do futet në ‘kurth’ nga kullat që do e rrethojnë.

I tillë është rasti i kullës Book Building, që ka nisur të ndërtohet fiks pas Sahatit dhe Bashkisë, dhe që për pak kohë do ngrihet fuqishëm aty.

‘Gazeta Reforma’ e ka denocuar mënyrën si u dha ajo tokë aty për ndërtuesit e kullës, por cilët janë vërtetë përfituesit?

Leja e ndërtimit për “Book Building” u dha në një kohë kur qeveria “Rama” miratoi paketën që nxori të jashtëligjshme lojërat e fatit dhe bixhozin në Shqipëri.

Nisma e Ramës krijoi amulli në një treg që punësonte mijëra persona dhe kishte një qarkullim monetar në dhjetra milionë euro. Në pamje të parë, më të goditurit nga ky ligj duket se ishin pronarët e biznesit të lojërave të fatit.

Por, Rama, ka menduar për të mos u përplasur me ata, duke u krijuar “lehtësira” në aktivitete të tjera.

Njëri prej ish-bosëve të biznesit të kumarit, Dajlan Avdia, arriti të siguronte lejen e ndërtimit për kompleksin “Book Building”.

Avdia, një shqiptar me shtetësi gjermane, është pronar apo aksioner në disa kompani në vendin tonë.

Ai, së bashku me Glendi Abdi, kanë në pronësi kompaninë “Techno-Alb”, e cila propozoi ndërtimin e kullës “Book Building” në qendër të Tiranës.

Kjo kompani është krijuar në vitin 2007 nga Natasha Mata (Saliu) dhe, në Maj të vitit 2017 i kaloi në pronësi të Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi.

Kompleksi i kullave po ndërtohet nga “Invest Society”, gjithashtu në pronësi të Avdias dhe Abdi.

Dy pronarët dhe njëkohësisht ndërtuesit e “Book Building” kanë ushtruar prej vitesh aktivitet privat në Shqipërisë, kryesisht në fushën e basteve dhe lojërave të fatit.

Dajlan Avdia, nëpërmjet “Blue Holding”, ka pasur aksione në kompaninë e lojërave të fatit “Apex-AL”.

Në 24 Maj 2018, pra pak muaj pasi Parlamenti nxori të jashtëligjshme lojërat e fatit, Dajlan Avdia i shet “Apex Enterprise GMBH” aksionet e tij në “Apex-Al”, që i zotëronte nëpërmjet “Blue Holding”.

Po ashtu, Glendi Abdi, pronari tjetër i kompanisë që po ndërton “Book Building”, ka qenë gjithashtu i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit.

Ai ka qenë pronar i kompanisë “Bet-07”, e cila u krijua në vitin 2007 dhe mbylli aktivitetin e saj në vitin 2013.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrit, “Bet-07” ka pasur aksionerë themelues disa emra të njohur publikë, përfshirë deputetin aktual të Partisë Socialiste, Fidel Ylli, avokatët Maksim Haxhia e Artan Hajdari, e persona të tjerë.

Këta emra u shkëputën dalëngadalë nga “Bet-07” dhe, deri në momentin e çregjistrimit, kompania ishte në pronësi të Glendi Abdi.

/Burimi: BoldNeës/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kullaperfituesitsahati

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para

Bojkoti i Superiores, reagon FIFA dhe UEFA: Mbështesim kërkesat e klubeve

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip