Skip to content
Të Gjitha

Ministrja Gjonaj firmos urdhrin, ekstradohet në Itali “xhaxhai” i Ndraghetas për Shqipërinë

· 1 min lexim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka firmosur urdhrin që lejon ekstradimin në Itali të Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “xhaxhai”.

Sipas urdhrit të firmosur, “bosi” i Ndranghetas për Shqipërinë dhe Kosovën duhet të deportohet në vendin fqinj brenda datës 25 nëntor.

Më herët, gjykata në Shqipëri, vendosën që  të lejojnë ekstradimin në Itali të Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Kujtojmë se Bujar Sejdinaj u arrestua në muajin korrik 2020 në Tiranë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të quajtur “Magma 2020”, i cili u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica. Arrestimi i Sejdinat, i njohur dhe me nofkën “Xhaxhai” u krye me qëllim ekstradimin në Itali, pasi dyshohet se ka blerë 20 kg kokainë në Spanjë./GazetaReforma.com/