Skip to content
Kryesore

Ministria e Brendshme: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

· 1 min lexim

Ministria e Brendshme ka njoftuar se në 31 dhjetor nuk do të bëhen aplikime për dokumente biometrike, për shkak të kryerjes së inventarëve vjetorë në zyrat e “IdentiTek”.

Aplikimi do të pezullohet vetëm për këtë ditë, ndërsa shpërndarja e dokumenteve të prodhuara do të bëhet nga ora 08:00 deri në 10:00.

Shtetasit inkurajohen të aplikojnë para 31 dhjetorit për të shmangur mundësitë e vonesave.