Skip to content
Bota

Ministri i Shëndetësisë i Anglisë: Covid i ri, 70% më i rrezikshëm, duhet vaksinë e re

· 1 min lexim

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock konfirmon se një variant i ri koronavirusit që ka goditur vendin. Një pjesë e Britanisë së Madhe ndodhet në izolim, pasi është shfaqur ky mutacion i virusit.

Ministri Hancock ka njoftuar se masat e marra mund të qëndrojnë në fuqi me muaj, derisa të gjendet vaksina kundër tij.

“Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend”, deklaroi ministri i intervistuar nga “Sky News”.

Ministri gjatë intervistës vuri në dukje se qeveria ka vepruar në kohë për sa i përket masave ndaj këtij varianti të ri, duke bllokuar një pjesë të vendit.

Hollanda, Italia dhe Belgjika kanë ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe për të parandaluar hyrjen e variantit të ri Covid-19, ndërsa edhe vende të tjera evropiane po konsiderojnë ndërmarrjen e masave të tilla të ngjashme në lidhje me Britanin.

/Gazetareforma.com/