Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“M’i vranë vetëm se pinin ujë”, pronari i kuajve në Llogara shpërthen në lot

13:53 11/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që u qëlluan me armë gjahu në malin e Llogarasë, ka rrëfyer me lot në sy dhe pikëllim të thellë detajet e ngjarjes së rëndë, duke akuzuar policinë se nuk ka shkuar në vendngjarje pavarësisht denoncimit të tij.

Në një prononcim ai ka treguar se sulmi ndaj kafshëve ka qenë i qëllimshëm dhe se plumbat janë gjetur në trupin e tyre nga veterineri.

“Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje,” thotë Konomi.

Fillimisht, ai mendoi se kafshët mund të ishin sulmuar nga grabitqarë të egër, por e vërteta e ka tronditur: “Më kanë prekur thellë. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Dua që autorët të ndëshkohen. Fillimisht mund të ishin dyshime se i kanë ngrënë kafshët e egra, po ku ka kafshë të egër me plumb në gojë? Kam shumë për të thënë, po nuk flas dot, jam në gjendje shumë të keqe. Ata kishin tetë vjet atje dhe s’i kishte ngacmuar njeri. Nga na doli kjo kafshë me pushkë në gojë? Zoti qoftë dëshmitar. Çfarë konkurrence?! I qëlluan për 5 kuintal ujë… M’i vranë vetëm se pinë ujë te lerat.”

Sipas Konomit, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu, katër kanë ngordhur menjëherë, ndërsa të tjerët janë shpërndarë në zonë, disa të plagosur rëndë dhe disa drejt ngordhjes nga plagët.

Ai thotë se ka gjetur mbetje të kuajve pranë lerës dhe në periferi të stanit, me gjurmë gjaku të mpiksur, prova që sipas tij tregojnë se ngjarja ka ndodhur së fundmi.

Megjithëse autoritetet janë njoftuar menjëherë, pronari tregon se policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet.

Në komunikatën zyrtare, policia ka raportuar vetëm për një kalë të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

Konomi thekson se ka qenë gjithmonë bashkëpunues me autoritetet dhe kujton se kuajt e tij janë përdorur edhe për transport dhe ndihmë gjatë zjarreve të verës së kaluar. Ai kërkon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të përballen me drejtësinë.

Etiketa: Kuajpronarivlore

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para
Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.