Skip to content
Të Gjitha

Meta reagon për dhunimin e Anxhelës: Sulm burracak

· 1 min lexim

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi denoncoi dje me forcë dhunën e ushtruar ndaj një anëtareje të komunitetit të LGBTI, mbrëmjen e djeshme.

Bëhet me dije se transgjinori Anxhela është dhunuar, për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lesbikeve në Tiranë.

Pas sulmit ka reaguar ashpër edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kreu i shtetit e cilësoi ngjarjen e mbrëmshme një sulm burracak.

Më tej ai u bëri thirrje autoriteteve, që të zbardhin sulmin.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve”-shkruan Meta.

Anxhela u përndoq mbrëmjen e djeshme dhe u dhunua nga persona të paidentifikuar.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ambasada Holandeze, e cila ka dënuar sulmin.