Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta reagon pas skandalit në spitalin e Vlorës: “Nuk ka asnjë justifikim ligjor e njerëzor për këtë rast!”

18:34 24/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas skandalit të publikuar në emsionin “Boom”, ku u bë publike se familjarët e një personi u sorollatën pa fund për të mësuar në fund se i afërmi i tyre ishte prej 70 ditësh i vdekur në morg. Familja e të ndjerit nuk ishte njoftuar për vdekjen e tij, madje vazja vazhdonte t’i dërgonte ushqime në spital.

Meta shkruan se e ka ndjekur me vëmendje rastin dhe se për këtë nuk ka asnjë justifikim ligjor e njerëzor pasi është treguesi më i shëmtuar i keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.Presidenti i bën thirrje Prokurorisë të nisë sa më parë hetimet dhe po ashtu stukturave përgjegjëse spitalore apo të mjekësisë ligjore, t’i vendosin në dispocion familjarëve, pa zvarritje të mëtejshme, të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Postimi i Metës:

E kam ndjekur me shumë vëmendje dhe tronditje të thellë denoncimin e rëndë, të bërë publik fillimisht në emisionin investigativ “Boom”, të familjarëve të qytetarit të ndjerë Luan Zeqiri, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Sipas familjarëve, shtetasi Luan Zeqiri ishte shtruar në datën 27 dhjetor 2020 në spitalin e Vlorës dhe kishte ndërruar jetë në datën 6 janar 2021 në një prej spitaleve COVID në Tiranë.

Sipas tyre trupi i pajetë është mbajtur në morg prej 70 ditësh dhe vetëm pas denoncimit në media dhe insistimit të tyre është tërhequr prej andej vetëm pak ditë më parë.

Nga 27 dhjetori 2020 deri më 18 mars 2021, familjarët nuk janë informuar për humbjen e jetës së të afërmit të tyre, por sa herë kanë vizituar spitalin e Vlorës gjatë kësaj periudhe për t’u interesuar për gjendjen e tij, kanë dorëzuar aty edhe ushqime për të.

Më pas familjarët janë sorrollatur sa në Vlorë e në Tiranë, duke mos u informuar mbi vendodhjen e tij, aq më keq, që i ndjeri Luan Zeqiri kishte ndërruar jetë.

Kam pritur nga institucionet përgjegjëse të reagonin me transparencë për këtë denoncim tronditës, por konstatova me keqardhje mungesën e një përgjigjeje shteruese publike.

Nuk ka asnjë justifikim, as ligjor, e aq më pak njerëzor për këtë rast, që është treguesi më i shëmtuar dhe antihuman i keqmenaxhimit të situatës pandemike dhe mënyrës së funksionimit dhe koordinimit të sistemit shëndetësor në tërësi.

Kur një qytetar që ka ndërruar jetë, mbahet për 70 ditë në morg, pa njoftuar familjarët e tij, atëherë çfarë mund të mendojmë të ketë ndodhur me saktësinë e të dhënave të raportuara të pandemisë?!

Për këtë ngjarje të rëndë, nuk ka asnjë justifikim, pasi shteti i ka të gjitha mekanizmat për të përmbushur detyrimet e tij.

Ky rast alarmant dhe i dënueshëm ligjërisht, duhet të verë menjëherë në lëvizje jo vetëm institucionet e përfshira për të kryer një hetim të thelluar administrativ, por më së pari organin e Prokurorisë, që si President i Republikës, i bëj thirrje të fortë të nisë pa vonesë hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve të personelit mjekësor dhe administrativ, që ka qënë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe të vërë para përgjegjësisë këdo, që ka vepruar në shkelje të ligjit.

Gjithashtu, i bëj thirrje stukturave përgjegjëse spitalore apo të mjekësisë ligjore, t’i vendosin në dispocion familjarëve, pa zvarritje të mëtejshme, të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Duke e falënderuar emisionin investigativ “Boom” dhe median në përgjithësi për rolin e rëndësishëm, që po luan në këtë periudhë pandemie, u bëj thirrje Qeverisë dhe të gjithë institucioneve në varësi të saj, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e situatës pandemike, të koordinohen, të bashkëpunojnë, të asistojnë dhe t`u përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve dhe të afërmve të tyre të prekur nga COVID-19, të veprojnë me transparencë dhe mbi të gjitha me humanizëm.

Është e papranueshme dhe do angazhohem me të gjitha energjitë e mia të mos lejoj më të tilla ngjarje tronditëse e të dënueshme që të ndodhin në Shqipërinë e vitit 2021.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Metareagimskandalispitali i vlores

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Papa urdhëron shkurtime të pagave për kardinalët, klerikët, për të kursyer vendet e punës së punonjësve

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip