Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta kritikon plan-veprimin e qeverisë për Integrimin Europian: Ka zhdukur kushtin e BE, skenar për bllokimin e GJK

17:39 12/06/2020
Reading Time: 5 min lexim

Sikundër kishte paralajmëruar kreu i vendit Ilir Meta ka argumentuar sot me detaje se pse plani i integrimit me 15 pika i qeverisë nuk është korrekt.

Meta ka publikuar kritikat dhe rezervat për këtë plan, duke u shprehur se nga ky plan i maxhorancës është zhdukur kushti i BE për hetimin e krimit zgjedhor.

Sipas tij,  është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument.

Presidenti thekson se plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian, e teksa numëron rekomandimet e BE-së, thotë se një ndër to është dhe “nisja e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës”.

Meta akuzon qeverinë për një skenar të ri për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo masë paragjykon procesin aktual të shqyrtimit nga KED dhe le të kuptohet se vendimmarrja e KED është e paracaktuar politikisht nga ekzekutivi.

DEKLARATA E PLOTË
“Fillimisht dëshiroj të tërheq vëmendjen për mënyrën e prezantimit të projekt-plan veprimit nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument.
Qasja për vendosjen përpara faktit të kryer jo vetëm nuk i shërben qëllimit për zbatimin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por cënon edhe besueshmërinë e këtij procesi me pasojë të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e BE për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndaj duhet fillimisht të ndërtohet një proces i mirëstrukturuar, objektiv, transparent dhe realisht gjithëpërfshirës.
Të përcaktohet qartë se cili institucion do të marrë përsipër udhëheqjen e hartimit, koordinimit, konsultimit, miratimit, dhe më pas të monitorimit të zbatimit të planit të veprimit për 15 kushtet e përcaktuara.
Duhet të këtë një kalendar të qartë të këtij procesi që kërkon angazhim më të gjerë se përgjegjësitë e ekzekutivit, gjithmonë në rast se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, e si rrjedhojë me bashkëpërgjegjësinë përkatëse të gjithsecilit.
Në përvojën e gjatë institucionale të shtetit shqiptar tashmë është e konsoliduar metodologjia që ndiqet në procese të tilla, e që në këtë rast po shtrembërohet në mënyrë të paarsyeshme.

Së dyti, plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian.
Këshilli i Bashkimit Europian në konkluzionet e tij të 25 Marsit 2020 thekson se: “Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme përpara zhvillimit konferencës së parë ndër-qeveritare:
Të miratojë reformën zgjedhore, plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke siguruar transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore;

Të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përkatëse përfshirë opinionet e Komisionit të Venecias;

Të përfundojë ndërtimi i strukturave të specializuara që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar;

Të forcojë më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë përmes bashkëpunimit me vendet anëtare të BE dhe përmes plan-veprimit në përgjigje të rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force);

Të trajtojë fenomenin e azilkërkuesve dhe të sigurojë riatdhesimin;
Amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;
Komisioni do të hartojë një raport mbi këto çështje duke përfshirë dhe përparimin mbi një bazë të gjurmueshme të dhënash kur të prezantojë kuadrin negociator.

Kuadri negociator do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë që Shqipëria ka trajtuar me sukses 5 prioritetet kyçe si:
Nisjen e procedimeve penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut;

Nisjen e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës;
Të ketë një bazë të gjurmueshme të dhënash solide për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen dhe përfundimin e procedimeve të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

Përparim të mirëfilltë në reformën e administratës publike;
Zbatimi i reformës zgjedhore;
Një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019;

Përparim të mëtejshëm në miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit kuadër për mbrojtjen e minoriteteve të vitit 2017,
Miratimin e ligjit për regjistrimin e popullatës sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës;

Përparimin e procesit të regjistrimit të pronës.
Këshilli e fton Komisionin që të vijojë monitorimin e përparimit dhe të përputhshmërisë në të gjitha fushat që lidhen me çeljen e negociatave dhe të nisë dhe përfundojë procesin e këqyrjes analitike të legjislacionit europian në vend, duke nisur me pirgun e çështjeve thelbësore.”

Pra përpara propozimit të kuadrit negociator nga Komisioni Europian (Qershor 2020), Shqipëria do të duhej të kishte plotësuar 6 (gjashtë) kushtet e para, e më tej, përpara miratimit të këtij kuadri nga Këshilli Europian (vjeshtë 2020), Shqipëria do të duhet me doemos të ketë zbatuar 15 kushtet e renditura më sipër.
Ndërkohë që Komisioni Europian është aktualisht në proces diskutimi të kuadrit negociator, është për të ardhur keq që ky kuadër nuk mbështetet në përparimin thelbësor që pritej nga Shqipëria.

Fatkeqësisht, edhe kësaj here paralajmërimet dhe thirrjet e mia të kahershme për nisjen e menjëhershme të punës, nuk u dëgjuan në kohë.

Gjithsesi është me rëndësi thelbësore që çdo dokument zyrtar i palës shqiptare, sado i vonuar, duhet t’i përgjigjet kërkesave të qarta të BE, pasi zbatimi i tyre është detyrim i pashmangshëm.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Jo në 15 qershor, Greqia ndryshon vendim: Ja kur do hapet kufiri me Shqipërinë, kategoria që përjashtohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.