Skip to content
Aktualitet

Meta firmosi dekretin në Stamboll, Berisha: Më kujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e…

· 2 min lexim

Ish kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga seanca plenare e Kuvendit. Berisha u pyet ndër të tjera sa i takon dekretit të Metës, përsa i përket heqjes së gradës ‘Gjeneral Major’ për Bajram Begajn në mënyrë që ky i fundit të mund të zgjidhej president.

Berisha ironizoi veprimin e Metës, duke kujtuar edhe këngën e famshme ku e krahasoi me Ali Pashë Tepelenën.

Firmosja e dekretit të Metës në Stamboll për lirimin nga detyra të Bajram Begajt për t’u zgjedhur president

“Më kujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë, koka në Stamboll”– u shpreh Berisha.

Kujtojmë se presidenti Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin e lirimit nga detyra të shefit të shtabit të Forcave të Armatosura. Gjeneral Major Bajram Begaj kishte dhënë dorëheqjen pas kandidimit për postin e kreut të shtetit. Emri i tij u votua të shtunën në Kuvend për president dhe si i tillë u zgjodh me shumicë votash.

Dekretimi i lirimit nga detyra u firmos nga Presidenti Meta në Stamboll, pasi presidenti ndodhet atje për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar. Kjo zhbëri një ngërç që mund të ishte krijuar por u zgjidh me bashkëpunim mes institucioneve.

Më herët Meta kishte paralajmëruar se do të respektonje çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.