Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë, ka ngritur akuza ndaj drejtësisë, duke pohuar se ajo merr direktiva nga “tribunat e Kongreseve të Rilindjes”. Duke sjellë si shembull rastin e Sali Berishës, Meta tha se ai është izoluar në arrest shtëpie pa akuzë, ndërsa pretendoi se Edi Rama ka ndikuar në destinacionin e një kompleksi ndërtimesh të Klubit Sportiv “Partizani”. Në fjalën e tij, Meta apeloi për forcimin e opozitarizmit, duke theksuar se kjo është çështje themelore e ekzistencës së demokracisë dhe shoqërisë, duke shprehur gatishmërinë e Partisë së Lirisë për të kontribuar në krijimin e një konsensusi të gjerë dhe forcimin e përfaqësimit të qytetarëve në politikë.
Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...








