Nuk ka zgjatur shumë edhe seanca e sotme në Parlament, pasi deputetët e opozitës në qëndresën e tyre nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve. Pas vetëm 17 minutave kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën mes tymit të flakadanëve dhe përplasjeve verbale me deputetët e opozitës. Në mbyllje të seancës Nikolla theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër. Kujtojmë se opozita ka njoftuar se nuk do të lejojë seancë normale pa u plotësuar kërkesat e saj për komisione hetimore.
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...








