Një skandal me përmbajtje seksuale i transmetuar në emisionin “STOP” ka çuar në reagimin e menjëhershëm të Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka nisur procedim penal ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj.
Hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të pamjeve filmike, ku shfaqet një bisedë me përmbajtje seksuale e shoqëruar me foto intime mes Eminajt dhe një gruaje. Sipas materialit të transmetuar, gruaja kishte shkuar në KLP për të paraqitur një ankesë ndaj prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të prokurorëve në vend, por edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazetari i SYRI-t, Elton Qyno, raporton se me urdhër të prokurorit të gatshëm është ngarkuar një oficer i BKH-së për të tërhequr materialet e administruara nga gazetarët e emisionit “STOP”.
Materiali pritet t’i vihet në dispozicion BKH-së, ndërsa në vijim do të thirren për t’u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë rast, përfshirë Olger Eminajn dhe gruan me të cilën ai komunikonte.
Pjesë nga biseda e publikuar:
“- E di.. dua të përdor edhe lodra sek*** tek ty.
-Po unë s’kam lodra sek**.
-Ah.. po merre një aty në Itali.
-Kam turp.
-Aty s’të njeh njeri, as janë paragjykues. Ti i di më mirë.
…
– Dua të të q* ty!
– Jo! Jam dominant! Hahaha
-Je?
-Besoj se po…
-Je
… (foto e organit gjenital)
-Ja! Çmendu! Zëre se jemi 20 vjeçarë hahah”
Hetimet janë në fazën fillestare dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë çështje.








