Edhe pse qeveria kërkoi shkarkimin e tij, Ditmir Bushati vijon të jetë endë në detyrë si ministër i jashtëm, pasi kreu i shtetit, nuk e ka dekretuar largimin e tij.
Në konferencën e përbashkët me homologun e tij holandez, Stef Blok, Bushati u pyet nga gazetarët nëse ka bërë ndonjë gabim gjatë punës si ministër.
Në këto 5 vitet e fundit cila është gjëja që ju ndoshta keni bërë gabim, ose ndonjë deklaratë që e keni bërë gabim dhe ndoshta do ta tërhiqnit nëse do të ktheheshit pas në kohë?
Por numri një i diplomacisë shqiptare u përgjigj duke thënë se periudha e reflektimit nuk ka nisur ende.
“Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe të garantoj që do të jetë i plotë”.– tha Bushati.