Skip to content
Aktualitet

Megaoperacioni në Elbasan, kush është i arrestuari kryesor (Emri)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme zbulohet emri i një prej personave të arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se i arrestuari kryesor është Hysni Ndreu, oficer policie.

Janë 27 urdhër-arreste të nxjerra nga prokuroria e Elbasanit, ndërkohë që janë ekzekutuar gati gjysma e tyre. Hetimi ka nisur nga SHKBB që në vitin 2020 dhe është shtrirë në disa burgje dhe në disa qytete. Të përfshirë në këtë operacion janë të dënuar, efektivë rendi dhe policisë së burgjeve.

Në bashkëpunim këta zyrtarë lejonin lojëra fati në institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe hyrjen e sendeve të paligjshme dhe drogës. Urdhër arrestet janë dhënë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Kujtojmë se hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë  për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Janë arrestuar më shumë se 14 persona dhe po vijon kërkimi për persona të tjera.

Raportohet se ‘këta persona me detyrë policë në burgje, fusnin sende të paligjshme në burgje dhe shpërdoronin detyrën duke favorizuar të dënuar të ndryshëm që shlyenin dënimin në burgun e Peqin’. Ndër të tjera Operacioni i FNSH dhe Njësisë Operacionale në Elbasan po zhvillohet për zbatimin e disa urdhrave të  ndalimit  të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.