Skip to content
Kryesore

Megaoperacioni i SPAK/ 21 masa sigurie dhe ngjarje të zbardhura kriminale

· 1 min lexim

Në kuadër të një megaoperacioni të SPAK, sot u zbuluan disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë atentatin ndaj Ardian Çapjas në vitin 2020, të kryer me snajper nga Kodra e Krastës.

I dyshuar për këtë krim është Prekë Kodra, aktualisht në kërkim dhe i lidhur me operacionin “Metamorfoza”.

Po ashtu, operacioni hedh dritë mbi vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë. GJKKO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ka lëshuar 21 masa sigurie për persona të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Në këtë grup përfshihen një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë aktiviteteve kriminale, një avokat dhe dy gazetarë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

21 Masat e Sigurisë

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehja

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetah

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Blerina Beqiri

E. Q dhe A. H