Skip to content
Të Gjitha

Mediat e huaja përcjellin protestën e opozitës: Washington Post kap momentin pikant

· 1 min lexim

Protesta e ditës së djeshme nga opozita është pasqyruar dhe nga mediat e huaja.

Ka qënë prestigjozja amerikane, Washington Post e cila, ka publikuar një moment pikant nga protesta e opozitës. Është një foto e një nënë me fëmijën e saj në karrocë, të cilën e ka mbuluar me flamurin e PD-së.

Mes të tjerash, Washington Post shkruan në artikull: “Partitë shqiptare të opozitës u mblodhën të shtunën në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria socialiste të japë dorëheqjen dhe që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Disa protestues u përpoqën të sulmonin ndërtesën e parlamentit, por policia iu përgjigjë me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën në bulevardin Dëshmorët Kombit të Tiranës që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur fishekzjarre dhe kapsolla drejt policisë.

Tubimi i djeshëm i opozitës zgjati katër orë dhe u shoqëruar me dhunë e përplasje.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj.”