Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mediat amerikane publikojnë skandalin e lidhjes së agjencisë së OKB-së me Hamasin

10:00 31/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Sipas informacioneve të gazetës “Ëall Street Journal”, përmasat e lidhjeve të punonjësve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmën e refugjatëve palestinezë me terroristët në Rripin e Gazës janë më të mëdha se mendohej. Jo vetëm 12 persona, siç u bë e ditur më parë, kanë bashkëpunuar për sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit. Rreth 10% e afër 12.000 punonjësve të organizatës në Rripin e Gazës duket se kanë pasur lidhje me organizatën terroriste të Hamasit apo atë të Xhihadit Islamik, raporton media amerikane duke iu referuar të dhënave të shërbimeve sekrete.

Akuzat kundër punonjësve të saj për pjesëmarrje në të dyshuar në masakrën e Hamasit më 7 tetor kanë shkaktuar reagime të zemëruara në botë. Mjaft shtete kanë ndalur pagesat për këtë organizatë. “Problemi i i UNRWA-s nuk është se janë ‘disa mollë të prishura’ që morën pjesë në masakrën e 7 tetorit”, është cituar një zyrtar i lartë izraelit. “Institucioni si i tillë është një vatër e ideologjisë radikale të Hamasit.”

“Pjesëmarrje aktive” e punonjësve të agjencisë?

Qeveria e Izraelit i dha së fundmi agjencisë së OKB-së një informacion se 12 punonjës të saj dyshohet të jenë përfshirë në sulmin e organizatës terroriste islamikeHamas më 7 tetor 2023. Rreth 1.140 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi se nëntë nga dymbëdhjetë zyrtarët e akuzuar të Agjencisë ishin liruar menjëherë. Ai bëri të ditur se të dyshuarit do të mbajnë përgjegjësi, përfshirë edhe ndjekjen penale. Një zyrtar i lartë izraelit, i cituar nga portali i lajmeve Axios, pohoi se inteligjenca tregon për “përfshirjen aktive” të zyrtarëve të Agjencisë.

Kush është UNRWA?

Agjencia u themelua në vitin 1949 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i saj është të kujdeset për nevojat e palestinezëve të regjistruar si refugjatë dhe pasardhësve të tyre të zhvendosur ose për ata që ikën nga koha e krijimit të shtetit të Izraelit në 1948, si dhe nga Lufta e Parë Arabo-Izraelite që pasoi. Nga rreth 750.000 në vitin 1948, numri i tyre është rritur ndërkohë në 5.9 milionë sot.

Organizata operon në territoret palestineze, Liban, Jordani dhe Siri. Shërbimet e saj përfshijnë arsimin, shëndetin dhe shërbimet sociale për infrastrukturën, mikrofinancën dhe ndihmën emergjente në konfliktet e armatosura.

Mbi 540.000 fëmijë palestinezë ndjekin shkollat ​​që ajo administron. Ajo menaxhon rreth 60 të ashtuquajtura kampe të refugjatëve, duke përfshirë 19 në Bregun Perëndimor, të cilat drejtohen nga autoritetet palestineze. Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 1.7 milionë nga 2.4 milionë banorët e Rripit të Gazës janë të regjistruar si refugjatë, informon ARD.

Çfarë kontributesh paguajnë vende të ndryshme?

Në vitin 2022, ndihma e SHBA për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesmeështë 344 milionë dollarë. Vendi i dytë më i madh donator është Gjermania me një kontribut prej 202 milionë dollarësh. Pasojnë BE-ja, Suedia, Norvegjia, Japonia dhe Franca. Izraeli i ka kritikuar prej kohësh këto pagesa si financim të mundshëm të tërthortë të organizatës Hamas, të cilën SHBA, BE dhe disa vende e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Reagimet pas akuzave

Në përgjigje të pretendimeve për përfshirje të mundshme të zyrtarëve të Agjencisë në sulmin terrorist, vende të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë, Britaninë, Francën, Finlandën dhe Italinë thanë se do të pezullojnë pagesat e ndihmave. Ngrirjes së transfertave iu bashkua edhe Gjermania. Norvegjia dhe Irlanda kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin organizatën pavarësisht akuzave.

Presidenti i autoriteteve palestineze Mahmoud Abbas akuzoi Izraelin për një fushatë shpifjeje kundër Agjencisë. Organizata terroriste Hamas foli gjithashtu për një fushatë shpifëse. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres u bëri thirrje vendeve që kanë pezulluar kontributet që të rishqyrtojnë vendimin e tyre. Financimi aktual nuk është i mjaftueshëm për të siguruar ushqimin e 2 milionë civilëve në Rripin e Gazës në shkurt, njoftoi ai gjithashtu, cituar nga ARD./DW

Etiketa: gazahamasimediat amerikaneOKB

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Drejtori i CIA-s: SHBA do të bënte një gabim historik nëse braktis Ukrainën

Drejtori i CIA-s: SHBA do të bënte një gabim historik nëse braktis Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.