Skip to content
Të Gjitha

Me tone të ashpra Rama i kthehet Metës pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, “Boll se s’të ka askush asnjë borxh”

· 2 min lexim
Menjëherë pas reagimit të presidentit të vendit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet kushtetuese ka reaguar ashpër edhe kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në Twitter , Rama shkruan se  Meta është shkelësi i Kushtetuës, por jo aq rëndë sa për tu shkarkuar.
Me tone të ashpra Rama thotë  se Presidenti nuk ka asnjë shans që të ndalojë ndryshimet Kushtetuese, ashtu siç nuk ndaloi dot zgjedhjet.”Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”, thotë më tej Rama.


Reagimi i plotë i Ramës:

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!