Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Më tha grek”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së shoferit në Gjirokastër

10:50 06/08/2020
Reading Time: 1 min lexim

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me vrasjen e ndodhur dje në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë shoferi Gëzim Saraçi.

33-vjeçari Mihal Thimjo, që ishte muzikant nëpër dasma e që më herët kishte punuar me mjete të tonazhit të rëndë, ka deklaruar përpara policisë se konflikti me Saraçin ka filluar, pasi ky i fundit i ka thënë “grek”. Thimjo u shpreh se e ka marrë këtë term si ofendim.

Pasi Saraçi i është drejtuar Thimjos me termin “grek”, konflikti ka marrë përmasa tragjike. Autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.

57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë. Autori 33-vjeçar është plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Thimjo u arrestua nga policia 6 orë pas ngjarjes së rëndë, në automjetin e tij, duke udhëtuar në një rrugë nacionale pasi kishte ndërruar rrobat e krimit në një banesë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet gjatë kërkimeve janë gjendur në një banesë tjetër rrobat me të cilat viktima ka kryer krimin, të cilat dyshohet t’i ketë ndërruar për të humbur nga gjurmët e policisë.

Ai u kap pas një aksioni policor ku morën pjesë 50 forca policore. Viktima Gëzim Saraçi dhe autori Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare mes tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: konfliktime tha grekvrasja Gjirokaster

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Detaje nga vrasja në Gjirokastër/ Autori tentoi të fshehë gjurmët, iku në banesë dhe ndërroi rrobat. Më pas u nis për rrugë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip