Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë për shkak të detyrës së tij si gazetar dhe angazhimit qytetar në mbështetje të protestës.

Pas denoncimit në Komisariatin nr.3, Stafa foli në një lidhje direkte për News24, ku mohoi pretendimet e Policisë së Shtetit se ai u kishte kërkuar dy personave të përfshirë në incident se përse nuk ishin në protestë.

“Ishin individë të cilët erdhën qëllimisht të më sulmonin për angazhimin qytetar”, tha ai.

Gazetari tregoi se në momentin e sulmit ndodhej në shoqërinë e dy gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, ndërsa po marshonin për të kapur turmën e protestuesve.

“Ishim në shoqërinë e 2 gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, po marshonim për të kapur turmën. 2 persona na kanë prerë rrugën duke ofenduar si dhe më kanë lënduar lehtë fizikisht, duke më cilësuar si një person që punën time nuk e bëj mirë. Nuk kam reaguar ndaj këtij provokimi”, u shpreh Stafa.

Sipas tij, autorët e sulmit ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që ai i ka dhënë protestës.

“Ishin 2 persona që ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që i kam dhënë protestës. E dinin që isha gazetar dhe erdhën duke më çjerrë me thonj. Nuk jam shoqëruar, por kam ardhur në Policinë e Shtetit për të kallëzuar 2 personat. Ishte sulm i mirëfilltë ndaj detyrës time si gazetar”, deklaroi ai.

Stafa tha gjithashtu se ka marrë kërcënime edhe më herët për shkak të punës së tij.

“Kam marrë edhe kërcënime në të kaluarën se po u paraqita para spitalit Onkologjik do më rrezikohet jeta. Ky është mesazhi që kam kallëzuar disa kohë më parë në Policinë e Shtetit”, tha gazetari.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të forta politike dhe qytetare, ndërsa protesta vijon të mbajë të ndezur përplasjen mes qytetarëve dhe pushtetit. Për Stafën, sulmi nuk ishte një incident i rastësishëm, por një mesazh ndaj një gazetari që ka raportuar dhe mbështetur publikisht kauzën e protestës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para
Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip