Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

22:26 04/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Nga zyrat e AKSHI-t te rrjeti i kompanive private, historia e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i institucionit, përshkruan një skemë që sipas dokumenteve dhe hetimeve sfidon hapur drejtësinë. Me porosi direkte të drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, sot nën hetim dhe me masë nga SPAK, Shima dyshohet se ka përvetësuar të paktën 40 milionë euro nga tenderat publikë, disa prej të cilëve i ka firmosur vetë, për t’i kanalizuar më pas në një rrjet familjar dhe shoqëror biznesesh.

Hetimet dhe dokumentet e siguruara tregojnë se paratë e tenderave janë marrë në dy forma: cash nga kompanitë e favorizuara dhe përmes faturimeve fiktive drejt shoqërive të kontrolluara prej vetë Shimës. Një nga hallkat kryesore të skemës është nëna e tij, Merita Shima, me profesion rrobaqepëse, e cila brenda pak vitesh u shndërrua në aksionere dhe pronare kompanish që xhironin miliona euro, blinin troje, apartamente dhe merrnin leje ndërtimi në Tiranë, Kashar dhe zona bregdetare.

Në vitin 2021, kompania “Premium Glass” kaloi 100 për qind në pronësi të Meritës për vetëm 400 euro. Menjëherë pas kësaj, ajo nisi blerjen e pasurive të paluajtshme dhe përfitimin e lejeve për ndërtime shumëkatëshe, duke regjistruar apartamente, poste parkimi dhe prona me vlerë rreth 900 mijë euro. Të gjitha këto, ndërkohë që Shima firmoste tendera me shumë zero në AKSHI dhe deklarimet e të ardhurave familjare mbeteshin minimale.

Pas largimit nga detyra, Shima doli hapur në biznes. Në vitin 2024 themeloi “Digital Euphoria”, kompani konsulence dhe marketingu, një sektor i njohur për lehtësinë e xhiros së parave të pista. Më pas krijoi “Blitz Facility Management”, e regjistruar për lavazh dhe dezinfektim. Të dhënat nga QKB tregojnë se kjo kompani ka të njëjtën adresë me “E-Lava”, shoqëri lavazhesh në pronësi të kushëririt të tij Marin Shpata, duke forcuar dyshimet për një skemë të mirëorganizuar pastrimi parash.

Rrjeti shtrihet edhe te shokët e afërt të Shimës, Sokol Përllaku dhe Redvin Marku, të cilët administruan kompani ndërtimi dhe shërbimesh me xhiro dhe prona dhjetëra miliona euro. Redvin Marku shfaqet si lidhja direkte mes tyre dhe Daniel Shimës, duke administruar kompani në emër të të tjerëve, përfshirë edhe ato të vetë ish-nëndrejtorit pas largimit nga AKSHI.

Në gusht 2025, Daniel Shima u denoncua si i “zhdukur”, ndërsa më herët kishte dëshmuar para hetuesve se “tenderat i bënte me porosi të Mirlindës”. Megjithatë, dokumentet tregojnë se ai nuk ishte thjesht vartës, por një hallkë aktive në skemë. Në fund të vitit 2022, në kulmin e hetimeve, aksionet e kompanisë në emër të nënës u rikthyen te Sokol Përllaku për një çmim simbolik prej 1 mijë eurosh, ndërkohë që kompania zotëronte pasuri milionëshe dhe leje ndërtimi.

Paratë publike, ndërtimet shumëkatëshe, lavazhet dhe kompanitë e marketingut përbëjnë sot mozaikun e një skeme që kërkon ndjekjen e gjurmës së parasë. Hetuesit e SPAK dhe BKH kanë në dorë dokumente që tregojnë se si fondet e tenderave të AKSHI-t mund të kenë përfunduar te një grusht njerëzish të lidhur ngushtë me pushtetin dhe institucionet shtetërore, në një histori që vazhdon të sfidojë drejtësinë.

Të tjera

“Një shërbëtore pa dinjitet”
Aktualitet

“Një shërbëtore pa dinjitet”

Nga Auron Tare Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e...

22:44 04/02/2026
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë
Aktualitet

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 urdhër arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në skandalin e kontrabandës së 102...

22:37 04/02/2026
Para
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një shërbëtore pa dinjitet”

“Një shërbëtore pa dinjitet”

22:44 04/02/2026
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

22:37 04/02/2026
Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

22:26 04/02/2026
Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

22:05 04/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.