Skip to content
Të Gjitha

Koncesioni i sterilizimit! Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja shkon në SPAK (Video)

· 2 min lexim

Ditën e sotme, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është parë duke hyrë në Prokurorinë e Posaçme.  Bëhet me dije se Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Vlen të theksojmë se kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.  Ndërkohë që për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

Skandalet me koncesionet në shëndetësi rrezikojnë të fundosin ish-ministrin Ilir Beqja. Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Që të tre këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

4 ditë pas nisjes së funksionimit të SPAK, nisma “Thurje” dorëzoi një padi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, me pretendimin se ka abuzuar me koncesionin e sterilizimin.