Skip to content
Të Gjitha

Me 6 vota pro, zgjidhet kreu i SPAK

· 1 min lexim

Arben Kraja do të jetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, arriti të merrte më shumë vota sesa garuesit e tjerë.

Kraja mori 6 vota, 2 më shumë sesa Altin Dumani.

Ndërkohë Edvin Kondili mori vetëm një votë atë të kreut të KLP, Gent Ibrahimi.

Faktorët që favorizuan Krajën ishin eksperienca në drejtimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Gjatë intervistës djeshme, Kraja garantoi se nëse zgjidhet kryetar, do të mbrojë prokurorët nga sulmet e padrejta.

Ai gjithashtu bëri me dije, se ka bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për draftimin e sekuestros parandaluese dhe imunitetin e zyrtarëve të lartë.

SPAK do të hetojë zyrtarët dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta.