Skip to content
Aktualitet

Mbytet një tjetër pushues në Durrës, kishte ardhur me pushime në Shqipëri

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një tjetër pushues është mbytur paraditen e sotme, në lagjen 13 të kryeqytetit bregdetar.

Mësohet se viktima është një 70-vjeçar me inicialet F. M., ka pësuar atak sapo hyri në ujë.

I moshuari, që kishte ardhur nga Bosnja për pushime në Shqipëri, u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, aty ku dhe ndërroi jetë.

70-vjeçari është viktima e pestë në këtë sezon turistik në plazhin e Durrësit.