Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllja e Universiteteve/ Procesi mësimor bëhet online, studentët e revoltuar paralajmërojnë protestë!

19:39 30/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Me vendimin e djeshëm nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, u këshillua që për shkak të situatës nga pandemia në vend, si dhe trendit të rritjes së rasteve të reja me Covid-19 çdo ditë, auditoret e Universiteteve të mbyllen për të paktën një muaj dhe procesi mësimor të zhvillohet online.

Mirëpo ky vendim i beftë, ka prishur edhe ato ekuilibra të brishtë dhe planet që kishin bërë studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

Duke parë precedentin e vitit akademik të mëparshëm, ku mësimi online gjatë kohës së karantinës rezultoi një dështim spektakolar nga ministria e Arsimit, studentët janë revoltuar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, studentët kanë një mori faktorësh të cilët i kanë acaruar dhe revoltuar.

GazetaReforma.com ka mbajtur gjithmonë një qëndrim kundër mësimit online, pasi si proces ka rezultuar me kosto shumë të lartë dhe shpesh të papërballueshme nga studentët, si dhe ka qenë një proces mësimnxënie shumë i ngadaltë dhe joefektiv.

Patjetër që GazetaReforma.com duke parë edhe situatën dhe shtimin e rasteve me Covid-19, nuk pretendon kthimin e studentëve në auditore, por kërkon që qeveria t’i pajisë të gjithë me mjetet e nevojshme për mësimin online dhe ndërtimin e infrastrukturës së internetit ku studentët të qasen falas.

Studentët ndër të tjera janë mllefosur me vendimin e administratës universitare dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi ky vendim erdhi vetëm tre ditë përpara nisjes së vitit të ri akademik, ndërkohë që shumica e studentëve ishin akomoduar në shtëpi me qera dhe në konvikte, si dhe kishin bërë pagesat e tarifave mujore të tyre.

Ky vendim, ka bërë që studentët të kenë kosto nga ana monetare, por edhe nga ana e cilësisë së mësimdhënies e mësimnxënies, pasi mësimi online nuk ka të njëjtën aftësi mësimore siç kanë auditoret.

Të gjendur në këtë situatë, studentët kanë paralajmëruar protesta ditën e hënë në orën 10:00 përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, për të ngritur zërin ndaj padrejtësive që u janë bërë.

Edhe drejtuesit e njësive akademike, kanë deklaruar se ishin përgatitur më parë për mësim të alternuar edhe në auditore edhe online. Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar zyrtarisht dhe se urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë mësuar nëpërmjet mediave.

Të gjendur në këto rrethana, vetëm tre ditë para fillimit të vitit të ri mësimor, studentët nga rrethet kanë mbushur terminalet e autobusëve për tu kthyer në vendlindjet e tyre.

“Për mendimin tim nuk është diçka normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Na kanë braktisur sepse thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online. Por nuk thuhet asgjë se si do t’i sigurojmë paratë për internetin, pedagogët kanë pasur shumë problematika në qasjen e tyre”, janë shprehur të shqetësuar disa nga studentët.

Një tjetër student është shprehur se pjesa më e madhe e studentëve i kanë bërë pagesat nëpër konvikte dhe tani nuk kanë se ku të qëndrojnë.

“Kjo nuk është e drejtë sepse unë dua të filloj një punë dhe nuk kam ku të qëndroj. Është shumë e vështirë pasi jemi vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri Akademik, ku shumë prej studentëve kanë paguar qiratë”, ka thënë një studente tjetër./GazetaReforma.com/

Etiketa: Mbyllja e fakulteteveprotestatstudentet

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

‘Po presim lëkundje të forta...’/ A e parashikoi Ministri i Brendshëm turk tërmetin e tmerrshëm që në janar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.