Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllet Posta serbe në Kosovë, ndërkombëtarët edhe njëherë kundër Kurtit

08:53 06/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Pas një operacioni kontrolli në veri të vendit, Policia e Kosovës mbylli nëntë filiale të Postës së Serbisë. Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP) këto zyra nuk kishin licencë për të operuar në treg. Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan Qeveria serbe për ta, përfshirë pagat dhe pensionet. Puna e Postës është vështirësuar prej fillimit të këtij viti, për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e ka bërë euron si valutë të vetme për kryeje të pagesave me para të gatshme duke ndaluar dinarin serb.

Mbyllja e zyrave postare nxiti reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar. Menjëherë autoritetet atje dolën në një deklaratë se qeveria e Kosovës po tentonte të nxiste konflik.

Në mbrojtje të saj, në një njoftim për mediat Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tha se në të kaluarën janë bërë përpjekje që çështja e operimit të postës të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbinë Bruksel, por si pasojë e kundërshtimit nga pala serbe, kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar edhe pse është përmendur në Marrëveshjen për Telekomunikacion. Ndaj edhe u desh të vepronin pasi asnjë prej bizneseve nuk ishte i regjistruar dhe nuk kishte një numër fiskal.

I menjëhershëm ishte reagimi i autoriteteve të Beogradit.

“Me veprimet e fundit në veri të Kosovës, qeveria e Albin Kurtit po synon të provokojë një konflikt të hapur. Banditët e tij në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet, pushtuan hapësirat e Postës në Leposaviç, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok.”

Kurse Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha se heqja e shërbimeve postare, pas heqjes së dinarit është goditja më e rëndë për funksionimin e institucioneve serbe në këto zona.

“Edhe një herë i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht dhe ta ndalojë Kurtin të përpiqet të dëbojë serbët nga vatrat e tyre, sepse është detyrë e tyre të mbrojnë të gjithë qytetarët, përfshirë serbët dhe të mos lejojnë paqëndrueshmëri rajonale,”-kërkoi Lista Srpska.

“Veprimet e njëanshme dhe të pa bashkërenduara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese për serbët e Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të re, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti,”- thuhet në reagimin e BE-së.

Edhe pse shërbimet postare nuk kanë qenë pjesë e këtyre bisedimeve, të dyja palët patën rënë dakord që për to të diskutohej në një fazë të mëvonshme. Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian që prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Etiketa: albin kurti

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para
3 viktima nga ethet e Nilit/ Drejtoresha e ISHP: Rastet vijnë nga Lushnja

3 viktima nga ethet e Nilit/ Drejtoresha e ISHP: Rastet vijnë nga Lushnja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.