“Mbylle moj hajdute gojën”, debat i ashpër mes Bardhit dhe Felajt në Kuvend

Debate të zjarrta janë zhvilluar sot në Kuvend, që ka kulmuar me sherrin ndërmjet deputetëve Gazment Bardhi dhe Erjmonela Felaj.
Në momentin kur Bardhi tha se emri i Felajt ishte pjesë e dosjes së inceneratorëve, deputetja socialiste ka humbur durimin duke iu drejtuar kolegut të saj me fjalët palaço.
Kaq ka mbajtuar që Bardhi të vijojë me akuzat ndaj Felajt, duke i kujtuar asaj 4 anëtarët e familjes që janë pjesë e prokurorisë së Tiranës, e madje pretendoi se bashkëshorti i saj ka zhvatur bizneset përmes gjobave.
Për qetësimin e Felajt është dashur që të ndërhyjë dhe Taulant Balla, ndërkohë që Bardhi ka duartrokitur në mënyrë ironike fjalën palaço, me të cilën iu drejtua në mënyrë të përsëritur socialistja.
DEBATI:
Ermonela Felaj: Palaço, palaço, palaço
Gazment Bardhi: Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie, që ka pushtuar prokurorinë e Tiranës, për ti vënë gjoba bizneseve…. Yt shoq ka marrë 1.4 milionë euro nga bizneset, ti je një hajdute një gjobaxhie, që ske fytyrë të vish këtu. Ti je fasada e inceneratorëve, ke vënë fytyrën për të mbuluar krimin. Mbylle moj hajdute gojën
Felaj: Palaço, palaço, palaço
Nikolla i ndërpret fjalën Bardhit
Opozita ka kërkuar në mbledhjen e sotme ndryshimin e rendit të ditës, për të vënë në krye të listës autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt, dhe kanë kërkuar gjithashtu që seanca të mos vazhdojë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Rama duhet të japë llogari për dy skandalet e fundit, atë që ndodhi në Krujë me fisin e deputetit të dorëhequr Rrahman Rraja, si dhe me arratisjen e Arben Ahmetajt.