Skip to content
Bota

Mbreti Charles III shtrohet në spital, çfarë pësoi

· 1 min lexim

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, është përballur me disa efekte anësore gjatë trajtimit të tij kundër kancerit.

Për këtë arsye, ai u shtrua në spital për kujdes mjekësor, ndërsa Pallati Mbretëror nuk ka dhënë detaje mbi natyrën e këtyre efekteve.

Pas trajtimit, monarku u kthye në rezidencën e tij në Clarence House. Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, ai u detyrua të anulonte vizitën e planifikuar në Birmingham këtë të premte.

Programi i tij përfshinte një vizitë në Baletin Mbretëror të Birminghamit, kishën Shën Philip Neri, hapjen e Spitalit të ri Universitar Metropolitan Midland dhe një ndalesë në vendin e adhurimit të Sikhëve, Guru Nanak Nishkam Sewak Jatha Gurdwara.

Charles III u diagnostikua me kancer në shkurt të vitit 2024, një lajm që u konfirmua nga Pallati Mbretëror.