Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mblidhnin produkte të skaduara dhe u falsifikonin datat, Gjykata liron dy vëllezërit e “Master AL”

18:33 22/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas zbulimit të një sasie të madhe ushqimesh të skaduara në magazinën e kompanisë “Master AL” në Vorë. Të dy do të hetohen në gjendje të lirë, por të detyruar të qëndrojnë në banesë.

Agim Domi, administrator i magazinës, dhe Florenc Domi, magazinier, u arrestuan në kuadër të operacionit “Siguria Ushqimore”, pas një kontrolli ku autoritetet sekuestruan 716 koli dhe qindra kilogramë produkte të përpunuara, përfshirë kroasantë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie. Të gjitha këto ishin të skaduara që prej janarit dhe shkurtit të vitit 2025 dhe dyshohet se do të hidheshin në treg me etiketa të falsifikuara.

Në seancën gjyqësore, vëllezërit Domi deklaruan se produktet nuk ishin të destinuara për shitje, por për asgjësim, sapo të siguroheshin kushtet financiare për këtë proces. Megjithatë, prokuroria hodhi dyshime mbi këtë version dhe kërkoi masën “arrest në shtëpi”, me akuzën “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, parashikuar nga neni 288/1 i Kodit Penal.

Sipas vendimit të Gjykatës, të shpallur më 21 korrik 2025, vëllezërit nuk do të lejohen të largohen nga banesa dhe do të mbikëqyren nga Policia Gjyqësore. Vendimi mund të apelohet brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Si ndodhi ngjarja?

Më 19 korrik, Policia e Shtetit zbuloi një aktivitet të paligjshëm në magazinën e kompanisë “Master AL” në Vorë. Gjatë kontrollit, u gjetën qindra koli me produkte të përpunuara përfshirë kroasantë, fara, fruta të thata dhe hurma, që kishin skaduar prej muajsh, por që dyshohet se ishin përgatitur për t’u futur sërish në treg me etiketa të falsifikuara. Për këtë çështje, përveç vëllezërve Domi, janë proceduar edhe ortaku i kompanisë dhe shoferi i magazinës.

Kontrolli i dobët ushqimor dhe mungesa e mbikëqyrjes në magazinat që furnizojnë tregun shqiptar rrisin ndjeshëm rrezikun për shëndetin e konsumatorëve.

Etiketa: Agim DomiFlorenc DomiMaster AL

Të tjera

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur
Aktualitet

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Shtypja brutale e protestave antiqeveritare në Iran ka marrë përmasa tronditëse, duke u shndërruar në atë që mjekët e përshkruajnë...

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë
Aktualitet

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

Gëzimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” u paraqit si një ngjarje...

21:53 17/01/2026
Para
Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.