Skip to content
Bota

Mbi 35 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali, humbin jetën 580 persona

· 1 min lexim

Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 e ka mbërthyer sërish Italinë duke shënuar shifra të larta çdo ditë.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 217.758 tamponë dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 35.098 persona dhe 7813 raste më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë kanë humbur jetën 580 njerëz duke e çuar në 42.330 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Rajoni më i nxehtë mbetet Lombardia  me 10.955 raste të reja,  Piemonte 3659 dhe më pas Veneto me 2763 raste pozitive.

Në Itali numri total i të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në  995.463.

Ndërkohë kujtojmë se në Itali janë rikthyer masat kufizuese për të parandaluar përhpajen e mëtejshme të virusit.