Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbetjet toksike në Vlorë, reagon bashkëshortja e biznesmenit të arrestuar: Nuk kanë ardhur asnjëherë mbetje të rrezikshme

12:55 21/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme u bllokua në portin e Vlorës një traget me mbetje toksike, i cili ishte nisur nga Brindisi dhe do të futej në vendin tonë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi 6 persona.

Në pranga ranë:

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”.

Arber Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targa AA 417 SC.

Agron Brataj, 48 vjeç, banues në Vlorë drejtor operativ i agjensisë “Euroferries”.

Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë, kapiteni i tragetit “S.T.DAMIAN”.

Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlorë administratore e firmës së pastrimit “Delfini”.

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlorë zëvendes kapiten i tragetit “S.T.DAMIAN”.

Të arrestuarit kanë deklaruar për policinë se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targa AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.

Mbetjet e rrezikshme ishin vendosur nëpër enë të mbështjella me një letër të verdhë, që mbante sipër logon e një firme italiane të quajtur “Eni”.

Më pas ato ishin vendosur në disa fuçi të mëdha e të zeza, të cilat po ashtu ishin me logon e verdhë “Eni”.

Ndërkohë bashkëshortja e biznesmenit, Zamir Kormuzi, i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar, tha për “News24”, se bashkëshortit të saj iu vunë prangat kur shkoi për të bërë deklarimin në polici.

Më tej ajo shtoi se gjatë pasditesh, furgoni i firmës “Delfini” shkarkoi 5 qese me mbetje të riciklueshme dhe iku.

“Burri shkoi për të bërë deklarimin në polici, por pas 10 minutash i kanë vënë prangat. Kjo është e padrejtë. Kam qenë në biznesin tim dje gjithë ditën. Në 08:30 ka ardhur furgoni i firmës “Delfini”, që shkarkoi 5 qese me mbetje të riciklueshme dhe iku. Nuk kishim asnjë kontratë me këtë firmë. Në 05:30 vjen policia dhe bën foto të qeseve. Policia më mori për deklarim mua, pastaj tha të vijë Zamiri. Policia gjeti një sasi lesh xhami në qese, asgjë tjetër. Nga trageti vijnë mbete ushqimore dhe plastike të riciklueshme. Te ne nuk kanë ardhur asnjëherë mbetje të rrezikshme. Kemi pasur kontrolle nga Inspektorati, por asnjë problem. Kur dyshojmë për mbetje të rrezikshme, lajmërojmë autoritetet”, tha ajo.

Ndërkohë reagim ka pasur edhe nga drejtuesit italianë të anije “S.T.Damian”.

Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se firma “Delfini”, është e autorizuar nga porti i Vlorës dhe autoritetet shqiptare për këto lloj shërbimesh.

Deklarata

Si të gjitha anijet e tjera edhe “St Damian” dorezon mbetjet firmave të specializuara dhe të autorizuara nga autoritete të ndryshme lokale. Firma Delfini e autorizuar nga porti i Vlorës dhe autoritetet shqiptare eshte e licencuar për këto trajtime dhe ka një kontratë të rregullt me tragetin “S.T.Damian”. Ashtu sikurse vepron edhe anija Prince dhe shumë anije të tjera që ankorohen në Portin e Vlores. Ashtu sikurse edhe Petrolifera dorëzon mbetjet për përpunim. Firma “Delfini” sapo dorëzon mbetjet i jep anijes edhe një kopje të dokumentit ku ka të shënuar sasinë e mbetjeve të dorëzuara. Dokumetit i bashkangjitet një tjetër dokument, i cili vlen për kontrollin e të gjitha kapitenerive të botës.

Etiketa: mbetje toksikevlorezamir kormuzi

Të tjera

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos
Aktualitet

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Fitorja 2–0 e Vllaznisë ndaj Dinamos në stadiumin “Air Albania” u shoqërua nga një problem serioz organizativ, pas ndërprerjes së plotë...

23:32 19/01/2026
Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë
Kryesore

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Nga Andi Bushati Për pak orë fërkum sytë duke kujtuar se po rishikonim të njëjtin film, me të njëjtin protagonist,...

20:43 19/01/2026
Para

Prokuroria kërkoi 3 vite burg, reagon avokati i Fran Frrokaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

23:32 19/01/2026
Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

20:43 19/01/2026
Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

20:28 19/01/2026
Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

20:10 19/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.