Skip to content
Të Gjitha

Mbërrin doza e dytë e vaksinave, Rama vaksinohet i pari: Nuk ka efekte anësore!

· 2 min lexim

Prej mëngjesit të sotëm infermierët kanë nisur punën me urdhër të kryeministrit Edi Rama gjithë vaksinimin e grupit të personave që janë në rradhën përkatëse. Pasi plotësoi një formual ku tregonte se nuk kishte asnjë efekt anësor, kryeminsitri iu nënshtrua dhe vaksinimit me dozën e dytë.

“Asnjë efekt nuk kam pasur, zero”, tha ai.

I pranishëm në Stadiumin “Air Albania, kryeministri Edi Rama është munduar të japë besim tek qytetarët duke u vaksinuar vetë i pari me dozën e dytë të vaksinës.

E pranishme  është dhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo,e cila do të vaksinohet dhe ajo me dozën e dytë.

“#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë🧪

Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha😍

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama nga faqa e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë se prej disa javësh tashme, Rama e ka cilësuar si një arritje të qeverisë nisjen e procesit të vaksinimit, duke u krahasur me vende të tjera në Ballkan, të cilat ende nuk e kanë nisur këtë proses sipas tij.

Në një dalje publike ditën e djeshme, ai premtoi gjithashtu se një sasi e vaksinave do të shkojë në ndihmë  të Kosovës, ku janë vënë re dhe mutacionet e reja të Covid 19.