Skip to content
Të Gjitha

Mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe fëmijët, çfarë deklaron 52-vjeçari radikal

· 2 min lexim

Një histori rrënqethëse është zbuluar ditën e djeshme, ku në kryeqytet një burrë radikalist për 6 vite mbante familjen e tyre të ngujuar.

52-vjeçari Xherxh (Gjergj) ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.  Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.  Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vlen të theksojmë se familja jetonte në kushte të mjerueshme ekonomike, pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor. Të dy fëmijët e tij nuk gëzonin të drejtën për të shkuar në shkollë ashtu sikurse bashkëmoshatarët e tyre.  52-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.