Skip to content
Të Gjitha

Mbajtën deklaratë para Teatrit, shoqërohen në polici regjisori Robert Budina dhe arkitekti Merxhani

· 1 min lexim

Regjisori Robert Budina dhe arkitekti e restauratori, Kreshnik Merxhani u shoqëruan nga policia ditën e sotme.

Shkak për shoqërimin e tyre u bë një deklaratë për mediat në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Të pranishëm ishin dhjetëra persona, të cilët kishin ruajtur distancën e sigurisë nga njëri tjetri.

Menjëherë policia ka bërë shpërndarjen e përfaqësuesve të Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama pak ditë më parë urdhëroi ndalimin e grumbullimeve dhe ndërhyrjen e policisë, në rast se vëren diçka të tillë.

Budina dhe Merxhani u shoqëruan në cilësinë e personave që mbajtën komunikatën para Teatrit.

Konferenca ndërkohë mbahej për faktin, se Teatri Kombëtar, është zgjedhur si një nga 7 vendodhjet më të rrezikuar për vitin 2020 nga Europa Nostra.

Europa Nostra është shoqëria civile e angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, e cila ka mbështetjen e Institutit të Bankës Europiane të Investimeve.