Skip to content
Politikë

Mbahet në GJKKO seanca për ish-kryebashkiakun/ Dako nuk merr pjesë në seancë

· 1 min lexim

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për çështjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Për këtë rast, SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 2.8 vite burg, bazuar në gjykimin e shkurtuar, duke e akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste të veçanta.

Aktualisht, Dako ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk ka marrë pjesë personalisht në seancë.

Ai është përfaqësuar nga avokati i tij, Petrit Ismaili, i cili, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, ka kërkuar shpalljen e pafajësisë së klientit të tij.

Në rast se gjykata vendos ndryshe dhe e shpall fajtor, avokati ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg.