Skip to content
Aktualitet

Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si Edi Rama dhe djali i tij, ja sa vite burg rrezikon Klodian Ciruna

· 2 min lexim

41-vjeçari Klodian Ciruna u arrestua një vit më parë me akuzën e mashtrimit. Ai shirej si prokuror, gjyqtar, madje disa herë ishte shtirur sikur ishte djali i kryeministrit Edi Rama, por edhe si vetë kryeministri. Ai akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “mashtrim më shumë se 1 herë”.

Ciruna rrezikon një dënim prej 10 vitesh burg pasi me anë të këtyre marifeteve ka arritur të gënjejë 3 biznesmenë në Tiranë duke ju marrë qindra mijëra euro.

Skema e mashtrimit e 41 vjeçarit kishte të bënte kryesisht me lejet e ndërtimit  duke premtuar leje në këmbim të shumave të majme, disa qindra mijëra euro.

Ai shfrytëzonte një kompani “call center” që kishte hapur, ku u çonte mesazhe telefonike si të ishin dërguar nga drejtues të lartë të bashkisë. Personave të cilëve u kishte marrë edhe shuma të konsiderueshme eurosh, u kishte remtuar edhe leje ndërtimi.

Në këto mesazhe të falsifikuara, viktimat e Cirunës siguroheshin se strukturat e bashkisë ishin duke përgatitur lejet e ndërtimit.

Duke parë se ky lloj mashtrimi po mbante të qetë klientët e Cirunës, ky i fundit mendoi të bëhej edhe më i besueshëm, kur i dërgon një ndërtuesi një mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit dhe ku ndërtuesit i premtohej se do t’i jepej rikonstruskioni i piramidës dhe disa rrugëve në kryeqytet.

Ky ndërtues kushte dyshuar dhe kishte informuar me mesazh vetë kryeministrin Rama, ku edhe nga ky i fundit mori përgjigje se e gjitha kjo ishte një mashtrim.

Atëherë ndërtuesi denoncoi Klodian Cirunën, denoncim i cili u pasua edhe me të tjerë persona që ishin mashtruar në shuma të konsiderueshme.

Organi i akuzës beson se përveç personave që kanë depozituar kallëzim, Ciruna ka mashtruar edhe të tjerë të cilët për momentin nuk kanë vendosur ta denoncojnë, ndërsa vetë i arrestuari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.