Skip to content
Kryesore

Mashtroi me foton e fëmijës së sëmurë, arrestohet përmetari

· 1 min lexim

Një 55-vjeçar nga Përmeti, Artur Karati, është arrestuar për mashtrim me anë të një profili të rremë në Instagram.

Ai përdorte foton e një fëmije të sëmurë dhe pretendonte se donacionet do të shkonin për trajtimin e tij.

Hetimet zbuluan 117 transaksione bankare nga qytetarë shqiptarë, duke i mundësuar Karatit të përfitonte 1 milion lekë të reja nga skema mashtruese. Përveç tij, janë proceduar penalisht edhe dy bashkëpunëtorë, S.K., 42 vjeç, dhe B.I., 47 vjeç, të cilët u lanë në gjendje të lirë.

Policia vazhdon hetimet për rastin.