Skip to content
Të Gjitha

Masat shtrënguese ndaj COVID-19, Kuvendi redukton për tre muaj pagat e deputetëve

· 1 min lexim

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mblodhi sot Byronë e Kuvendit dhe vendosi të përgjysmojë pagat e deputetëve për 3 muaj.

Gjysma e pagës së tyre, do të shkojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Ruçi iu drejtua gjithashtu me një letër drejtuesve të 30 institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, për të ndërmarrë të njëjtën nismë.

“Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e shtypit të Kuvendit.

Përgjysmimi i pagave të deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të planit ekonomik.

LAJMI I FUNDIT/ Rama shpall planin financiar për përballimin e COVID-19

Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije dje se ndihma ekonomike për 64 mijë familje do të dyfishohet.

Manastirliu: 64 mijë familje do të përfitojnë nga ndihma ekonomike. Ja si do bëhet shpërndarja