Skip to content
Rajoni

Masat anti-covid/ Kosova mbyll universitetet, studentët mësim online në publik dhe privat!

· 1 min lexim

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se ditën e sotme ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Pas rritjes së frikshme së rasteve me covid në vend, Qeveria e kryeministrit Hoti, ka vendosur që procesi arsimor të organizohet vetëm online.

“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, është thënë në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Qeveria e Kosovës, bazuar në vëzhgimin e ekspertëve,  ka bërë gjithashtu edhe kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar./Iconstyle.al/