Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Reading Time: 2 min lexim
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin rregullat në qarkullim. Paketa e re synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e aksidenteve dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane.

Ndryshimet janë propozuar nga deputetët socialistë Erion Braçe dhe Ulsi Manja dhe prekin disa nga problematikat më të shpeshta në rrugë, nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, shkeljet nga shoferët e rinj, deri te manovrat agresive dhe drejtimi pa patentë.

Një nga masat më të forta është heqja përgjithmonë e lejes së drejtimit për shoferët që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit. Sipas ndryshimeve të miratuara, nëse një drejtues mjeti konstatohet me vlerë alkoolike më të lartë se 0.5 gram për litër gjak dhe më parë është ndëshkuar për të njëjtën shkelje, në rast përsëritjeje do t’i hiqet patenta përgjithmonë.

Kodi i ndryshuar vendos gjithashtu rregulla të posaçme për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës. Për këtë kategori do të ketë tolerancë zero ndaj alkoolit, kufizim shpejtësie deri në 90 km/h në autostrada dhe deri në 80 km/h jashtë qendrave të banuara.

Shoferët e rinj nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 24:00 deri në 06:00, nëse nuk shoqërohen nga një person që ka leje drejtimi prej të paktën tre vitesh. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh.

Nëse drejtuesi i ri kryen dy shkelje gjatë periudhës së provës, kjo periudhë do të zgjatet edhe me një vit tjetër. Kjo masë synon të rrisë kontrollin mbi shoferët e rinj, të cilët konsiderohen një kategori më e ekspozuar ndaj rrezikut në rrugë.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për përdorimin e telefonit celular. Ndalimi nuk do të vlejë më vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për përdoruesit e biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor. Masa lidhet me përdorimin e telefonit celular të mbajtur me dorë gjatë drejtimit.

Kodi i ri parashikon gjithashtu detyrim për përdorimin e syzeve optike ose pajisjeve të tjera të përcaktuara, në rastet kur ky kusht është vendosur gjatë lëshimit ose rinovimit të lejes së drejtimit.

Paketa ashpërson edhe masat ndaj personave që drejtojnë mjetin pa patentë. Përveç pasojave penale, personat e kapur pa leje drejtimi nuk do të mund të regjistrohen në autoshkollë për një vit. Për të miturit, ky ndalim do të zgjasë deri në dy vjet nga momenti kur fitojnë të drejtën ligjore për të aplikuar për patentë.

Rriten edhe gjobat për manovrat e rrezikshme dhe sjelljet agresive në rrugë. Ndëshkimet për ndryshimet e shpeshta të korsive pa sinjalizim, manovrat agresive dhe veprimet që krijojnë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës rriten nga 10 deri në 40 mijë lekë, në 20 deri në 60 mijë lekë.

Sipas propozuesve, ndryshimet në Kodin Rrugor synojnë të forcojnë disiplinën në qarkullim, të godasin përsëritësit dhe të parandalojnë sjelljet që rrezikojnë jetën e qytetarëve në rrugë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip