Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masa ekstreme për Coronavirusin në Itali: Izolohen 15 milionë banorë, ndalohet kryerja e funeraleve

09:57 08/03/2020
Reading Time: 1 min lexim

Vijon të thellohet bilanci i të prekurve nga Coronavirusi, teksa ka shkuar në 3599 numri i viktimave në rang global, ndërsa 105,000 njerëz janë infektuar, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Të prekur janë regjistruar në një pjesë të madhe të shteteve, ndërsa gjendja më alarmante paraqitet në shtetin fqinj, Itali, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5.883 të tjerë janë infektuar.

Së fundmi, kryeministri italian Giuseppe Conte nënshkroi një dekret, duke vendosur izolimin total të rajonit të Lombardisë, pasi kjo zonë ka numrin më të madh të të infektuarve.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e kanë të ndaluar për të dalë nga rajoni, përveç rasteve emergjente.

Po ashtu, pjesë e këtij vendimi janë edhe Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti, rajone këto që janë të banuara nga rreth 15 milionë banorë.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendase javën e ardhshme do nënshkruhet një dekret që parashikon masa më drastike, ku çdo person që do të kapet duke hyrë apo duke dalë nga Lombardia do të gjobitet me një shumë të majme.

Kjo gjendje do të zgjasë deri më 3 prill dhe dekreti parashikon gjithashtu ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike, mbylljen e kinemave, teatrot, palestrat, diskot dhe baret.

Po ashtu, do ndalohet edhe kryerja e funeraleve, pasi rrezikon përhapjen e COVID-19.

Rreziku i përhapjes së koronavirusit në ceremonitë mortore, çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri në rast epidemie?

Nga ana tjetër, në vendin tonë nuk është regjistruar ende asnjë person i prekur nga virusi i rrezikshëm, ndonëse ka patur disa raste të dyshuara që kanë rezultuar negative.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Kapen 1.3 kg kokainë në Kapshticë: Pranga 2 personave, kishin fshehur pakot në pantallona

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip