Skip to content
Politikë

Marrëveshja për koalicionin/ Gazeta e madhe gjermane rrëzon propagandën e Ramës

· 2 min lexim

Gazetari gjerman Michael Martens, një zë i njohur i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe njohës i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka hedhur poshtë narrativën e kryeministrit Edi Rama lidhur me integrimin evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një mashtrim elektoral.

Në një postim në rrjetin social X, Martens kujton se në marrëveshjen e re të koalicionit qeverisës në Gjermani është artikuluar qartë se nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj, pa u realizuar më parë një reformë e thellë brenda vetë BE-së. Sipas tij, ky qëndrim përjashton hapur anëtarësimin e plotë të vendeve si Shqipëria në të ardhmen e afërt.

Martens shton se kjo mund të shihet si një lajm pozitiv për Ballkanin Perëndimor, për aq kohë sa rajoni reflekton dhe nxjerr mësimet e duhura nga ky realitet politik. Në një koment thumbues ndaj Edi Ramës, ai e quan atë “Pashiqin e shqiptarëve”, duke e krahasuar me liderin serb që përdorte retorikë mashtruese për interesa personale politike.